Aktualitet

Bënte veprime të turpshme ndaj 2 miturave, arrestohet 56-vjeçari në Durrës, vajzat: Komshiu na ngacmonte me fjalë

8 Korrik 2020, 08:01 Nga DOSJA
Bënte veprime të turpshme ndaj 2 miturave, arrestohet

DURRËS- Policia në Durrës ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale R.S, i cili akuzohet se ka kryer veprime të trupshme nga 2 vajzave të mitura. Mësohet se 56-vjeçari ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të moshave 9 dhe 13-vjeç. Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se denoncimin në polici e kanë bërë prindërit e 2 të miturave, të cilat janë kushëria me njëra tjetrën. Ata kanë pohuar para efektivëve se vajzat janë ngacmuar, por 56-vjeçari nuk ka kryer marrëdhënie me to. Ndërkohë vajzat kanë deklaruar se komshiu i ngacmonte me fjalë në rrugë.

“R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç”, njofton policia. Nuk dihen ende detaje të tjera nga kjo ngjarje e rëndë. Ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza  “Ngacmim seksual”.

Pak muaj më parë u bë publike përdhumimi i 15-vjeçares në Barbrru. Ngjarja tronditi opinion publik. Abaz Dogu, roje shkolle përdhunoi për 3 vite me radhë një 15-vjeçare. 64-vjeçari i filmonte skenat dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.  E gjendur nën presion, 15-vjeçarja  i bindej. Tashmë roja i shkollës ndodhet në qeli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 56-vjeçari në durrës ngacimim seksual në durrës arrestohet 56-vjeçari në durrës ngacimim seksual në durrës

Sondazh

Poll