Aktualitet

“Vini maskë dhe ruani distancën”/ Apeli i mjekes Babameto: Zbatoni rregullat për COVID-19 në shenjë mirënjohje për je

8 Korrik 2020, 07:44 Nga DOSJA
“Vini maskë dhe ruani distancën”/ Apeli i mjekes Babameto:

TIRANË-  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga mjekja e njohur, Adriana Babameto. Në mesazhin e saj mjekja e njohur u ka kërkuar qytetarëve të rrisin ndërgjegjësimin dhe të respektojnë rregullat në shenjë mirënjohje për jetën.

“Dua t’ju jap një mesazh lutejeje për miqtë e mi, kolegët. Tashmë të gjithë e dimë se COVID-19 është një sfidë. Duhet të rritet ndjenja e ndërgjegjshmëri tek secili prej nesh për të kufizuar sa më shumë përhapjen e këtij infeksioni, i cili na rrezikon edhe jetën. Le të zbatojnë disa masa të thjeshta, të cilat nuk na kushtojnë gjë, siç është mbajtja e maskave dhe ruajtja e rregullave të distancimit fizik. Të gjitha këto janë një shprehje e vlerësimit për jetën dhe një shprehje mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me COVID19, u shpreh mjekja Babameto.  Ndërkohë, ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të marrin parasysh këshillat e mjekes.

Ky apel i mjekes vjen në një kohë kur është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e djeshme humbën jetën 2 pacientë të tjerë në spital Infektiv. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 81. Ndërkohë u konfirmuan edhe  74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriana babameto koronavirusi ne shqiperi adriana babameto koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 06:21

Pogradec- Policia e Shtetit ka arrestuar 3 lezhjanë në Pogradec,  pasi janë kapur duke transportuar me 3 makina 6 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se ja...