‘Ta liroj djalin nëse më jep…”/ Arrestohet punonjësi i Policisë së Kavajës, i kërkoi 4 mijë euro një personi që
8 Korrik 2020, 06:59Nga DOSJA
KAVAJË– Arrestohet punonjësi i Policisë së Kavajës, Ilir Dizdari. Mësohet se Dizdari është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Golemi”, pasi po përpiqej që të përfitonte 4 mijë euro.
Efektivi i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, i kërkonte një qytetari 4 mijë euro në mënyrë që të mos i prangoste djalin, i cili kishte kundërshtuar forcat e Policisë gjatë karantinës.
I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë, ndërsa Dizdari kërkonte që të përfitonte nga shkelja e tij. Efektivi pritet që të përballet me Gjykatën pasi hetohet për “korrupsioni pasiv”.
NJOFTIMI I PLOTË:
SPAK dhe SHÇBA, arrestojnë në kushtet e flagrancës 1 punonjës policie me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, për korrupsion.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Golemi”, në funksion të procedimit penal për veprën penale të “Korrupsionit pasiv“.
Pas një hetimi duke aplikuar metoda speciale të hetimit, drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë, -I.D.
Ai dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”. Subjekti i këtij procedimi penal, kryente funksionin e specialistit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.
Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit.
Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal, në momentin e shkëmbimit të vlerave monetare të kërkuara nga specialisti i Hetimit të Krimeve, në kushtet e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo është irritur me kolegët e tij. Në një postimi në Facebook ai shprehet se disa prej tyre janë “verbuar nga ethet për pu...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, dita e sotme pritet të jetë e...
TIRANË-Policia Kufitare në Rinas ka nisur hetime ndaj 29-vjeçarit me iniciale F.K . Mësohet se i riu tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund, të ...
Aktualitet 8 Korrik 2020, 06:21
Pogradec- Policia e Shtetit ka arrestuar 3 lezhjanë në Pogradec, pasi janë kapur duke transportuar me 3 makina 6 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se ja...
KRUJË- COVID-19 rikthehet në Krujë. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë ...
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka deklaruar në emisionin“Provokacija”se gratë politikane në Shiqip...
LEZHË- Mbrëmjen e djeshme një zonë me shkurre dhe ferra në zonën e Blinishtit në Lezhë është përfshirë nga flakët.Nga zjarri u rrezikuan edhe disa banesa d...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë takimin e Edi R...
TIRANË- Një deklaratë e Auron Tares ka hapur një debat të gjerë ditët e fundit në vend ku shprehet se Martin Camaj dhe Ernest Koliqi kanë bashkëpunuar me S...