Aktualitet

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksident/ Arrestohet 3 shoferët në Fier

8 Korrik 2020, 07:57 Nga DOSJA
Drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksident/

FIER Policia e Fierit ka arrestuar tre shoferë, dy prej të cilëve janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.  Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar H. Sh., 52 vjeç dhe K. L., 31 vjeç, pasi kanë drejtuar makinat e tyre në gjendje të dehur. Në prangat e policisë ka rënë edhe një 46-vjeçari me iniciale F.T, cili ka përplasur me makinë një 77-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: H. Sh., 52 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kastriot”, Fier, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. K. L., 31 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në qytetin e Divjakës duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.

F. T., 46 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Frrakull e Madhe, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentaur shtetasen S. Ç., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet e kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shoferët në fier arrestohen 3 shoferët në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 06:21

Pogradec- Policia e Shtetit ka arrestuar 3 lezhjanë në Pogradec,  pasi janë kapur duke transportuar me 3 makina 6 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se ja...