Aktualitet

Policia përplaset me pronarët e bareve dhe restoranteve në Berat, u shkon për t’u mbyllur bizneset pas orës 23:00, gjobit

8 Korrik 2020, 07:12 Nga DOSJA
Policia përplaset me pronarët e bareve dhe restoranteve në Berat,

BERAT-Mbrëmjen e djeshme efektivë të shumtë policie zhvilluan një aksion në baret dhe restorantet e Beratit, me qëllimin që t’i mbyllnin ato pas orës 23:00.  Në mbështetje të policisë në këtë aksion ishin edhe policët bashkisë,  inspektorët e Drejtorisë së Higjenës, të cilët kontrolluan edhe zbatimin e protokolleve të sigurisë në këto biznese.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar, pronarët e bizneseve përgjatë Pedonales së qytetit, të cilët nuk kanë pranuar mbylljen dhe u konfliktuan verbalisht me forcat e policisë. Siç shihet edhe në video pronarët e bizneseve  i kanë kërkuar policisë një urdhër me shkrim për mbylljen e bizneseve.  Kjo mosbindje u ka kushtuar shtrenjtë disa bizneseve që mësohet se janë gjobitur nga policia. Ndërkohë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë Berat.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e bizneseve në berat polica aksion në berat mbyllja e bizneseve në berat polica aksion në berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 06:21

Pogradec- Policia e Shtetit ka arrestuar 3 lezhjanë në Pogradec,  pasi janë kapur duke transportuar me 3 makina 6 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se ja...