Tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund në çantë, procedohet 29-vjeçari në Rinas, i sekuestrohen paratë
TIRANË-Policia Kufitare në Rinas ka nisur hetime ndaj 29-vjeçarit me iniciale F.K . Mësohet se i riu tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund, të cilat i kishte në çantën e shpinës. Policia bën me dije se të riut i është sekuestruar shuma e parave dhe mbi të rëndon akuza “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Njoftimi i Policisë:
Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Procedohet penalisht poseduesi i tyre.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rikthehet COVID-19 në Krujë, rezultojnë të infektuar 12 persona, një grua në gjendje të rëndë tek Infektivi
KRUJË- COVID-19 rikthehet në Krujë. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë ...
Majlinda Bregu flet hapur: Koha më ka dhënë të drejtë, në politikë gratë kanë dalë më dinjitoze
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka deklaruar në emisionin“Provokacija”se gratë politikane në Shiqip...
Zjarr në një zonë me shkurre në Blinisht të Lezhës, banorët mobilizohen për shuarjen e flakëve, u rrezikua shkolla fill
LEZHË- Mbrëmjen e djeshme një zonë me shkurre dhe ferra në zonën e Blinishtit në Lezhë është përfshirë nga flakët.Nga zjarri u rrezikuan edhe disa banesa d...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 8 Korrik 2020
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë takimin e Edi R...
‘Betohem do e mbroj me gjakun tim’, mbesa e Martin Camajt shpërthen kundër Auron Tares: Do të ftohesh n’tajare
TIRANË- Një deklaratë e Auron Tares ka hapur një debat të gjerë ditët e fundit në vend ku shprehet se Martin Camaj dhe Ernest Koliqi kanë bashkëpunuar me S...
Doktori Arben Gjata: Të veprohet me izolim selektiv, ja si ta menaxhojmë kornavirusin në Shqipëri
TIRANË– Doktor Arben Gjata është shprehur se në Shqipëri mund të veprohet me izolimin selektiv siç është bërë edhe në shumë vende të Europës p...
“Camaj e Koliqi të pazbuluar”, Auron Tare: Nuk kam gjykuar asnjërin, tregoj vetëm fakte
TIRANË- “Dritëhije në histori, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar”, është ky hulumtimi i studiuesit Auron Tare rreth veprimtarisë së dy personalit...
Doktor Ilir Alimehmeti: Jam shokuar kur pashë autobusët plot, maska nuk të bën ‘Superman’
TIRANË– Doktor Ilir Alimehmeti është shprehur se është tmerruar ditën e sotme në Tiranë kur ka parë autobusët duke kaluar.I ftuar në studion e “Repol...
Mjeku bën parashikimin e frikshëm: Llogaris që në fund të shtatorit të kemi diku te 270-350 vdekje nga COVID-19
TIRANË- Mjeku Laidon Shapo ka bërë sot një parashikim të frikshëm. I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, mjeku tha se tha se me llogaritë e tij deri në shtator...