‘Këta persona s’e humbin kujtesën, mbajnë mend me detaje’/ Psikiatri shpjegon ç’ndodhi brenda familjes Josifi: Njër
8 Korrik 2020, 07:22Nga DOSJA
Psikiatri Pasho Maksutaj ka folur në emisionin ABC-ja e Mëngjesit për ngjarjen horror në Kombinat.
Maksutaj deklaroi se tre gratë e familjes Josifi kanë pasur një problematikë e konsideruar si psikozë, kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin, duke theksuar se ai përcaktohet nga konkluzione dhe bindje të gabuara
“Raste të ngjashme ka pasur. Jo në kuptimin e pasojave të tilla. Por çrregullime të tilla ka pasur. Unë nuk kam informacione dhe dokumentacione për të përcaktuar gjendjen e tyre. Është një problematikë që ne e quajmë psikozë. Për një gjendje kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin. Realiteti te këta persona përcaktohet me zëra që krijohen brenda trupit të njeriut të cilat janë konkluzione dhe bindje të gabuara. Për shembull një person është i bindur që e ndjek policia dhe në çdo lëvizje që shikon, thotë që është policia. Mund t’i thuash çfarë të duash. Ai beson atë që ka në kokë. Të tjerë kanë bindje që Zoti e ka dërguar për një mision të caktuar. Ai mendon se Zoti i ka thënë që ti do jesh Jezu Krishti i sotëm. Ai mund të mos ketë qenë fare besimtar dhe në momentin që i fillon kjo, sillet si besimtar”, u shpreh ai.
Maksutaj deklaroi se në rastin e familjes Josifi, ka mundësi që njëra prej tyre të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar më pas dy pjesëtarët e tjerë të familjes.
Ai tha se Blerta do të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pasi në raste të tilla, këta persona nuk e humbin kujtesën.
“Te rasti konkret mundësia është që njëra nga këto fatkeqe të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar të tjerat. Kur ndodh në rrethin familjar quhet “folie on famille”. Është psikozë e përcaktuar për herë të parë në Francë. Indoktrinimi mund të ekzistojë, ose jo në këtë rast. Kjo lidhet nëse ka qenë ose jo fetar në atë moment. Në kohën e teknologjisë edhe përmbajtja ndryshon dhe bëhet teknologjike. Besimet reklamojnë jetën, pastaj është problem tjetër si interpretohet. Asnjë nga besimet nuk reklamon vdekjen. Kur kemi një psikozë, medikamentet bazë janë për këtë psikozë. Problemet e psikozave, nuk lidhen me kujtesën. Ato mbajnë mend me detaje. Kujtesën e ka të mirë. Ajo do të arrijë që t’i referojë problemet që kanë ndodhur. Besoj se Blerta do të jetë personi i induktuar dhe largimi i induktuesi e kthjellon”, u shpreh Maksutaj.
BERAT-Mbrëmjen e djeshme efektivë të shumtë policie zhvilluan një aksion në baret dhe restorantet e Beratit, me qëllimin që t’i mbyllnin ato pas orës 23:00. Në...
KAVAJË– Arrestohet punonjësi i Policisë së Kavajës, Ilir Dizdari. Mësohet se Dizdari është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Golemi”, pasi po përpi...
TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo është irritur me kolegët e tij. Në një postimi në Facebook ai shprehet se disa prej tyre janë “verbuar nga ethet për pu...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, dita e sotme pritet të jetë e...
TIRANË-Policia Kufitare në Rinas ka nisur hetime ndaj 29-vjeçarit me iniciale F.K . Mësohet se i riu tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund, të ...
Aktualitet 8 Korrik 2020, 06:21
Pogradec- Policia e Shtetit ka arrestuar 3 lezhjanë në Pogradec, pasi janë kapur duke transportuar me 3 makina 6 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se ja...
KRUJË- COVID-19 rikthehet në Krujë. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë ...
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka deklaruar në emisionin“Provokacija”se gratë politikane në Shiqip...
LEZHË- Mbrëmjen e djeshme një zonë me shkurre dhe ferra në zonën e Blinishtit në Lezhë është përfshirë nga flakët.Nga zjarri u rrezikuan edhe disa banesa d...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë takimin e Edi R...