Aktualitet

Në OKB diskutim për të drejtat e fëmijëve dhe grave shqiptare, Hazizaj: Qeveria ka bërë pak punë

5 Prill 2019, 05:38 Nga DOSJA
Në OKB diskutim për të drejtat e fëmijëve dhe grave

Tiranë-Altin Hazizaj, kreu i CRCA-së, shoqatës për mbrojtjen e të drejtave për fëmijët ka deklaruar së fundmi se në zyrat e OKB-së në Gjenevë, Grupi i Punës së Raportimit Periodik Universal shqyrtoi gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Hazizaj thekson se në këtë diskutim fokus të veçantë kanë pasur të dretjat e fëmijëve, grave dhe komunitetit LGBTI.

“Në emer të koalicionit të gjerë të organizatave e rrjeteve rinore dhe të fëmijeve, ndava shqetesimet e mia kryesore përsa i përket dhunës, arsimimit, skllaverisë dhe shfrytëzimit të fëmijeve në Shqipëri! Për herë të parë në mbi 12 vjet, u çua shqëtesimi për gjendjen e të drejtave të të rinjve dhe sesa pak ka bërë Qeveria shqiptare për rininë!”, shprehet Hazizaj. 

Reagimi i Hazizajt:

Sot ne mengjes, Zyra e OKB-se ne Gjeneve, Grupi i Punes se Raportimit Periodik Universal (UPR) shqyrtoi gjendjen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, ne fokus te veçante te drejtat e femijeve, te te rinjve, te grave, komunitetit LGBTI etj. Sesioni paraprak organizohet ne prezence vetem te organizatave te shoqerise civile.

Ne emer te koalicionit te gjere te organizatave e rrjeteve rinore dhe te femijeve, ndava shqetesimet e mia kryesore persa i perket dhunes, arsimimit, skllaverise dhe shfrytezimit te femijeve ne Shqiperi! Per here te pare ne mbi 12 vjet, u çua shqetesimi per gjendjen e te drejtave te te rinjve dhe sesa pak ka bere Qeveria shqiptare per rinine!

Delegacioni i Israelit dhe SHBA-ve falenderuan ne menyre te posaçme delegacionin shqiptar qe ndau publikisht shqetesimin per skllaverine e femijeve, situaten e te rinjve, pjesmarrjen e vete femijeve ne raportim dhe ate te komunitetit LGBTI.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hazizaj komuniteti lgbti takimi ne okb te drejatat e femijeve dhe grave altin hazizaj komuniteti lgbti takimi ne okb te drejatat e femijeve dhe grave

Sondazh

Poll