Aktualitet

Procedohen penalisht tifozët që protestuan pas ndeshjes Tirana-Kukësi, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit që i lejoi

7 Korrik 2020, 16:33 Nga DOSJA
Procedohen penalisht tifozët që protestuan pas ndeshjes

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 tifozë të cilët gjatë ditës së djeshme kanë prishur qetësinë publike dhe janë grumbulluar rreth stadiumit “Stelman Stërmasi”. Sipas policisë tifozët pasditen e djeshme janë grumbulluar pranë stadiumit në shkelje të protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë.

Më tej blutë e Tiranës njoftojnë se  Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka gjobitur me 1 milionë lekë të reja pronari i një lokali në afërsi të stadiumit, pasi lejoi të futeshin dhe të qëndronin në ambientet e brendshme të lokalit, tifozët që nuk po zbatonin urdhrin e Policisë për t’u shpërndarë dhe respektuar distancimin social. 

NJOFTIMI I PLOTË

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, si dhe nuk u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 6 shtetas, organizatorë të tubimit. Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Kukësi, pasditen e djeshme, në stadiumin “Selman Stermasi”, disa persona kanë grumbulluar pranë stadiumit, një grup tifozësh të skuadrës Tirana, në shkelje të protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë. Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar në gjendje të lirë organizatorët, konkretisht shtetasit: M. J., F. M., E. S., O. K., G. X. dhe K. M.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, u gjobit me 1 milionë lekë të reja pronari i një lokali në afërsi të stadiumit, pasi lejoi të futeshin dhe të qëndronin në ambientet e brendshme të lokalit, tifozët që nuk po zbatonin urdhrin e Policisë për t’u shpërndarë dhe respektuar distancimin social, urdhër i dhënë disa herë

me megafon, që prej fillimit të grumbullimit të paligjshëm e deri në shpërndarjen e plotë të tyre. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Një ditë më parë u luajt ndeshja Tirana-Kukësi, e cila përfundoi me rezultatin 2 me 1 në favor të miqve. Jasthë stadiumit dhjetëra tifozë u grumbulluan dhe kërkonin të shihnin nga afër skuadrën e tyre të zemrës, por u ndaluan nga Policia dhe shkaktuar trazira në rrugë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia tirane superliga shqiptare tirana-kukesi policia tirane superliga shqiptare tirana-kukesi

Sondazh

Poll