Politike

7 Korrik 2020, 17:29 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me deputetët dhe u ka dhënë porositë për muajt në vijim.

Dosja.al mëson se kryeministri ka kërkuar nga deputetët që të ristrukturojnë partinë dhe të mobilozojnë strukturat. Në takimet e zhvilluara në Sallën e Hartave, numri një i qeverisë ka thënë se nuk ka zgjedhje lokale të parakohshme dhe ka theksuar edhe njëherë se nuk është për lista të hapura, por sërish është i hapur për diskutime. 

Rama u ka thënë deputetëve se fushata këtë herë është e tyre dhe ata duhet tëe luftojnë, pasi në varësi të situatës mund të mos ketë koalicione parazgjedhore. 

Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, mësohet të jetë shprehur Rama në takim.

Dosja.al mëson se nesër kreu i qeverisë do të takohet me kryebashkiakët, ku sërish do të diskutojë për zgjedhjet e ardhshme. Këto takimet të kreut të qeverisë vijnë në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për Reformën Zgjedhore dhe opozita parlamentare kërkon lista të hapura, të mos ketë koalicione parazgjedhore dhe pargun 5%. Nga ana tjetër në Kuvend është dorëzuar dhe një projektligj i dakordësuar me opozitën jashtë parlamentare dhe tashmë PS është “mes dy zjarreve”. Ndërkombëtarët kërkojnë miratimit sa më shpejt të Zgjedhores, duke e futur në listën e kushteve prioritare që duhet të plotësojë Shqipëria për të vijuar negociatat me BE-në. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ps ndez motorët për fushatë rama porosi per deputetet rama porosi strukturave edi rama ps ndez motorët për fushatë rama porosi per deputetet rama porosi strukturave

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 12:35

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me të cilën ka diskutuar lidhur me ...

Politike 7 Korrik 2020, 11:37

TIRANË- Deputetët dhe ministrat tanë janë tejet të ngarkuar. Punë, halle, probleme kanë ngelur në dorën e tyre, dhe ne fatlumët rrimë e presim. Shfaqje nga...