Aktualitet

Nga daja i dehur tek roja e shkollës, shqiptarët denoncojnë abuzimet seksuale: Nuk do t’ja fal kurrë mamit që heshti (Vid

8 Shkurt 2019, 21:21 Nga DOSJA
Nga daja i dehur tek roja e shkollës, shqiptarët denoncojnë

Prej disa ditësh flitet vetëm për përdhunimin e dy vajzave shqiptare, 13 vjeçares nga Kavaja dhe adoleshentes nga Drenasi. Këto ngjarje kanë tronditur të gjithë shqiptarët, personat publikë ose jo dhe kjo ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me reagime të shumta.

Në kuadër të temës së abuzimeve dhe dhunimeve seksuale, faqja e njohur si “Lolita” në profilin zyrtar në Instagram ka pyetur të gjithë qytetarët që në mënyrë anonime të rrëfejnë rastet e tyre dhe se si kanë vepruar. Shumë prej tyre nuk nguruan të shkruajnin se si i kanë prekur, dhunuar apo edhe abuzuar me to njerëzit e afërt të familjes, roja e shkollës apo edhe persona krejtësisht të panjohur.

“Kam qenë 6 vjeçe në shkollë, ka tentuar të më puthë roja. Sot më përshëndet sikur s’ka ndodhur asgjë,”- shkruan një prej tyre.

Kushëriri, kur isha 7 vjeçe, në atë kohë jetoja në shtëpinë e tyre. I tregova mamit,”- shkruan një tjetër.

Sa të tilla kam pësuar unë. S’do ja fal kurrë mamit për një rast që heshti. 12 vjeçe, fejesa e motrës. Ishte një palo mashkull kuzhinier që babi im i kishte besuar ushqimin për atë ditë. Tha që ta ndihmoja unë. Babi tha ok (se hynte e dilte me familjen time). Aty ndodhi gjithçka, por mamaja s’donte të prishte ditën e fejesës së motrës. Pastaj një plak i lagjes, ai vetëm më prekte nga gjoksi, neveri e gjallë, oh Perëndi. S’do t’i harroj kurrë këto trauma që kam kaluar në fëmijëri,”– tregon një vajzë tjetër, sigurisht sërish anonime.

Më pas një tjetër vajzë shkruan se e ka ngacmuar seksualisht daja i saj, dhe pavarësisht se ka treguar askush si ka dhënë rëndësi. “Më ka ngacmuar daja. Isha 20 vjeçe. Askush si dha rëndësi, thonin hajt se ka qenë i dehur,“- përfundon ajo. 

Për më tepër mund të shikoni edhe videon e mëposhtme.

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzime seksuale me te mitur dhune ndaj femijeve lolita perdhunimi i te miturve shqiptaret denoncojne abuzimet seksuale abuzime seksuale me te mitur dhune ndaj femijeve lolita perdhunimi i te miturve shqiptaret denoncojne abuzimet seksuale

Sondazh

Poll