Aktualitet

4 infermiere të infektuara me COVID-19, mbyllet reparti i gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit

7 Korrik 2020, 09:07 Nga DOSJA
4 infermiere të infektuara me COVID-19, mbyllet reparti i

ELBASAN- Mbyllet reparti i gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë repart kanë rezultuar të infektuara 4 infermiere. Dyshohet se infermieret mund të jenë infektuar nga ndonjë qytetar që ka vizituar të afërmen e tij. Pasi është mbyllur ky pavion, pacientët dhe personeli i saj janë transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore.

 

Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll