Bota

Shtimi i rasteve të reja/ Melburni i Australisë rikthehet në karantinë për 6 javë

7 Korrik 2020, 08:55 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja/ Melburni i Australisë rikthehet në

AUSTRALI– Më shumë se 5 milionë banorë të Melburnit, qytetit të dytë më të madh të Austrialisë do të izolohet për gjashtë javë, si shkak i rritjes së  numrit të rasteve me Covid-19. Kryeministri i Viktorias, rajonit ku ndodhet Melburni, deklaroi  se izolimi do të nisë nga mesnata e së mërkurës që do të zgjasë të paktën deri  paku 6 javë.

“Ne nuk mund të pretendojmë se kriza e koronavirusit ka përfunduar.”- u shpreh Daniel Andrews.

Ky vendim vjen pasi Melburni ka regjistruar 191 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

“Ky është numër i lartë. Askush nuk donte të ishte në këtë pozicion. E di se do të ketë dëme për shkak të kësaj. Do të jetë sfidues.”- deklaroi   Andreës.

Ndërkohë që vendi është në këtë situatë të vështirë  shumica e nxënësve do t’i kthehen mësimit në distancë, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë vetëm ushqime që mund të merren me vete, jo për t’u konsumuar brenda restorantit.

Deri më tani Australia ka regjistruar pothuajse 9,000 raste me koronavirus dhe 106 viktima.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll