Bota

OBSH apel të rinjve për mbajtjen e maskës: Sjellja juaj ndikon në shëndetin e të gjithë botës

7 Korrik 2020, 08:31 Nga DOSJA
OBSH apel të rinjve për mbajtjen e maskës: Sjellja juaj ndikon

GJENEVË– Covid-19 po ndryshon jetën e gjithësecilit nga ne, pasi tashmë rregullat  e forta që duhet të zbatohen për mbrojtjen nga ky virus vdekjeprurës po e bëjnë më të vështirë jetesën.

Në një kohë që shumë vende janë rihapur, Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se do të duhen akoma edhe shumë muaj   për prodhimin e një vaksine kundër Covid-19 .

Drejtori i përgjithshëm i OBSHs-së Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se teksa ndërkohë nuk ka ende një kurë efektive për të luftuar infeksionin, mënyra e vetme për të kontrolluar këtë pandemi vdekjeprurëse është përmes sjelljes personale, disa metra larg nga të tjerët në mjediset sociale, dhe mbajtja e maskës kudo. 

 “Në mënyrë të veçantë, unë u bëj thirrje të rinjve të mbajnë maska pasi nga sjellja e përgjegjshme varet shëndeti i tyre dhe i të tjerëve. Disa mendojnë se detyrimi për të mbajtur maskë shkel lirinë e tyre të zgjedhjes – por sa më shumë njerëz do t’i mbajnë ato, aq më shumë do të kemi liri për të dalë.”– deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll