Bota

Tragjike në Gjakovë/ Shqiptari i vret bashkëshortin kushërirës, e lë të plagosur bashkë me djalin e saj

7 Korrik 2020, 07:50 Nga DOSJA
Tragjike në Gjakovë/ Shqiptari i vret bashkëshortin

KOSOVË– Mëngjesin e kësaj të marte Gjakova është tronditur nga një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi.  Sipas mediave vendase raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës gjatë orëve të para të kësaj të marte.

Ndërkohë  dyshohet se ka qenë një shtetas i Shqipërisë që ka sulmuar me thikë bashkëshortin e kushërinës së tij, i cili nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Gjithashtu nga kjo përplasje ka mbetur e lënduar edhe gruaja e djali i viktimës.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe Drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës  Lumni Graishta,  i cili ka thënë se vdekjen e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor.

“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.”- deklaroi Graishta.

Ndër të tjera sipas informacioneve paraprake ai thotë se i dyshuari me iniciale I.V., shtetas i Shqipërisë, ka sulmuar me thikë mikun e tij, gruan dhe djalin e viktimës, por më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sipas informatave të para, i dyshuari V.I. mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (viktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur. Por, policia ka arritur ta gjejë të dyshuarin. Të dhënat e personit të dyshuar i janë përcjellë të gjitha njësiteve policore dhe rreth orës 07:00 i njëjti është arrestuar nga Stacioni Policor në Deçan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. I lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ”Vrasje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit.”- ka thënë Graishta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni  lumni  graishta 1 viktime ne kosove gjakove kosove  lumni  graishta 1 viktime ne kosove gjakove kosove

Sondazh

Poll