Bota

Tragjike në Kolumbi/ Shpërthen kamioni me naftë, 7 viktima dhe 40 persona të plagosur

7 Korrik 2020, 07:25 Nga DOSJA
Tragjike në Kolumbi/ Shpërthen kamioni me naftë, 7 viktima dhe 40

 KOLUMBI –Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Kolumbisë pranë qytetit Pueb Viejo, ku një kamion që transportonte naftë ka shpërthyer. 7 persona kanë vdekur deri tani dhe 40 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka nodhur në momentin kur një grup njerëzish po tentonin të hiqnin naftën, por kamioni shpërtheu në flakë.

Nga mediat e huaja është mësuar se  të  gjithë të lënduarit u dërguan me urgjencë në spital, ku disa prej tyre kanë marrë diegie të forta, duke rritur edhe më  shumë numrin e viktimave nga shpërthimi i fuqishëm.

Nga pamjet e publikuara gjatë momentit të incidentit shihen shumë njerëz të mbledhur rreth automjetit,  në një autostradë 65 kilometra në lindje të Barranquilla, përgjatë bregdetit të Karaibeve të Kolumbisë.

Disa nga të vdekurit ishin djegur aq shumë sa nuk mund të identifikoheshin menjëherë.

Kjo është një situatë shumë e dhimbshme, tha Presidenti Iván Duque Márquez, ndërkohë policia po merret me zbardhjene kësaj  ngjarje të rëndë, duke analizuar shkaqet  që çuan në këtë shpërthim.

Burimi: TheHindu 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolumbi kolumbi

Sondazh

Poll