Bota

Trump kundër gjithë botës/ Presidenti amerikan refuzon thirrjet për mbajtjen e maskave me detyrim

7 Korrik 2020, 08:12 Nga DOSJA
Trump kundër gjithë botës/ Presidenti amerikan refuzon thirrjet

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump vijon të këmbëngul për mos mbajtjen maskave me detyrim në SHBA. Ndryshe nga shumë udhëheqës në mbarë botën Trump ka kërkuar përgjatë gjithë kësaj kohe vetëm lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit.

Sëfundnmi Shtëpia e Bardhë në Uashington sërish ka kundërshtuar  thirrjet për të kërkuar ligjërisht veshjen e maska ​​mbrojtëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows është shprehur për Fox News ditën e djeshme se Presidenti Trump beson se secili shtet duhet të marrë një vendim për veten e tij.

“Sigurisht që nuk është e drejtë që një vendim i tillë të merret në nivelin e Shteteve të Bashkuara, por ne lejojmë që guvernatorët tanë lokalë dhe kryetarët e bashkive të punojnë vetë mbi të.”– shtoi ai.

Ndërsa guvernatori demokrat i Neë Jersey-t, Phil Murphy, u shpreh se ai dëshironte  një strategji kombëtare për të luftuar pandeminë e Covid-19, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse.

Ndërkohë nëkryetari, Mike Pence gjithashtu hodhi poshtë idenë e një urdhri për mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjithë vendin, duke thënë se kjo varet nga guvernatori dhe zyrtarët lokalë të shëndetit.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll