Bota

Pompeo: Po planifikojmë të ndalojmë “TikTok” dhe aplikacione të tjera kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

7 Korrik 2020, 07:59 Nga DOSJA
Pompeo: Po planifikojmë të ndalojmë “TikTok” dhe

SHBA-Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të ndalojnë përdorimin e aplikacionit të famshëm  TikTok dhe disa aplikacioneve të tjera kineze. Ky lajm është bërë me dije nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo sugjeroi lëvizjen e mundshme gjatë një interviste me Fox News, duke shtuar se po e marrin shumë seriozisht këtë çështje. Më tej Pompeo është pyetur nëse Shtetet e Bashkuara duhet të konsiderojnë ndalimin e aplikacioneve kineze të mediave sociale, “veçanërisht TikTok”.

“Në lidhje me aplikacionet kineze në celularët e njerëzve, mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do ta marrin këtë të drejtë. Unë nuk dua të dal para Presidentit Donald Trump, por është diçka që ne po shohim.”- ka thënë ai.

Diplomati i lartë i Uashingtonit shtoi se njerëzit që e shkarkojnë këtë aplikacion, janë vetë përgjegjës për t’i dhënë informacionin privat Partisë Komuniste Kineze.

Pas deklaratave të Pompeos, ka reaguar edhe një zëdhënës i Tik Tok.

“Tik Tok udhëhiqet nga një Drejtor i Përgjithshëm Amerikan, ka me qindra të punësuar dhe udhëheqës kryesorë për sigurinë dhe politikën publike këtu në SHBA. Ne kurrë nuk kemi vënë në dispozicion të ndonjë autoriteti të huaj, aq më pak Partisë Komuniste të Kinës, informacione personale të ndonjë individi.”-thotë zëdhënësi.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pompeo shba tiktok mike pompeo shba tiktok

Sondazh

Poll