Bota

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë, mister shkaku i vdekjes. Çfarë ndodhi në bazën e Novoselës

7 Korrik 2020, 07:18 Nga DOSJA
Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë, mister shkaku i

KOSOVË- Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave në Kosovë ka humbur jetën.

Mësohet se ka ndërruar jetë ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Ëillamina e Oregonit. I riu ka ndërruar jetë gjatë një incidenti më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.

Lidhur me ngjarjen nuk janë dhënë më shumë detaje, pasi Departamenti i Mbrojtjes u shpreh se incidenti ishte duke u hetuar. Mësohet se Klass kishte ardhur për të shërbyer në Kosovë në muajin mars të këtij viti.

Aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë. Ndërkohë deri më tani mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove nderron jete ushtari amerikan kosove nderron jete ushtari amerikan

Sondazh

Poll