Aktualitet

Kërkojnë pagë të plotë, punonjësit e Albpetrol ngrihen sërish në protestë

7 Korrik 2020, 07:58 Nga DOSJA
Kërkojnë pagë të plotë, punonjësit e Albpetrol

FIER- Disa punonjës të kompanisë “Albpetrol” janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Mësohet se punonjësit kërkojnë pagën e plotë nga kompania dhe jo një pjesë të saj. Dy muaj më parë punonjësit e “Albpetrol” u ngritën në protestë, pas njoftimit të kompanisë për shkurtime nga puna dhe reduktim pagash, si pasojë e COVID-19. Punonjësit protestuan për dy ditë rresht, made kërcënuan edhe me grevë urie, duke pretenduar se nuk mund të paguhen me 260 mijë lekë.

Më pas ndërhyri Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila pas dialogut me përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve, pezulloi procesin e ristrukturimit, ndërsa i kërkoi kompanisë, një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave. Për pagat u vendos që punonjësit në terren dhe specialistët do ta kenë njësoj, ndërsa për administratën, do të ketë reduktim deri në nivelin 60%.

(g.sh;f.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punonjësit e albpetrol në protestë punonjësit e albpetrol në protestë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 07:36

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në rrjetet e tij një episod që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm lidhur me respektimin...