Aktualitet

7 Korrik 2020, 07:36 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në rrjetet e tij një episod që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm lidhur me respektimin e masave anti-koronavirus. Brataj ka treguar se kishte shkuar për të marrë shërbimin në një dyqan telefonie dhe ka zhvilluar një debat me shitësen, e cila nuk e mbante siç duhej maskën.

Më pas, Brataj ka treguar se në dyqan kishte hyrë dhe një person i tretë, i cili edhe pse nuk e kishte vendosur maskën, nuk merrte asnjë masë për të mbrojtur të tjerët dhe veten nga pandemia.

“Hyn një qytetar pa maskë me lekët në dorë. Më bëj një karikim telefoni 1100 lekë goce se jam vonë. Zotëri nuk shërbejmë pa maskë i thotë vajza. Mushe se po dal ke dera thotë zotëria dhe ndërkohë nuk po lëviste nga vendi. I drejtohem, zotëri të lutem ose gjeni një maskë ose dilni te dera i them. Hec o zotëri më thotë, kam pirë gjysëm kile raki që në mëngjes, nuk më gjen gjë mua!,”-tregon Brataj.

POSTIMI I BRATAJ:

Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje.

Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll