Aktualitet

“Vendosni maska të shpëtojmë spitalet nga tejmbushja”/ Zana Çela thirrje qytetarëve: Ju lutem ruani distancimin social

7 Korrik 2020, 07:33 Nga DOSJA
“Vendosni maska të shpëtojmë spitalet nga

TIRANË-  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh për COVID-19 drejtuar qytetarëve nga artistja e njohur Zana Çela.

Çela ju ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin maskat mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social. Ajo thekson se mbajta e një maske, mban larg COVID-19.

“Kur në muajin mars, prill shikoja nga ekranet që nxirrnin çdo ditë qindra arkivolë, pa mundur të shpëtonin jetët e njerëzve të prekur nga koronavirusi, kisha shumë frikë se kjo panoramë do të vinte dhe tek ne. Por ne të gjithë së bashku ia dolëm se kishim besim në rregullat. Sot mbas muajsh sakrificë rastet e të infektuarve po rritet, pasi ne nuk po mundemi të zbatojmë 2 rregulla krejt të thjeshta, distancimin dhe vendosjen e maskës që të shpëtojmë spitalet nga tejmbushja, të shpëtojmë veten dhe prindërit tanë nga infektimi.  Kaq pak na kërkohet. Ju lutem mos neglizhoni, një maskë mban larg koronavirusin.”, shprehet ndër të tjera ajo.

Kjo thirrje e Zana Çelës vjen pasi është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e djeshme humbën jetën 3 pacientë tek Infektivi, mes tyre një mjek. Po kështu u konfirmuan 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 16 qytete të tjera. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1702.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi zana cela koronavirusi ne shqiperi zana cela

Sondazh

Poll