Aktualitet

Arrestimi i Agim Kajmakut/ Policia: Ndalimi i tij u bë në një spital privat, po merrte ndihmë mjekësore

7 Korrik 2020, 07:48 Nga DOSJA
Arrestimi i Agim Kajmakut/ Policia: Ndalimi i tij u bë në një

TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në një spital privat në Tiranë. Sipas policisë 49-vjeçari po merrte ndihmë mjekësore në këtë spital.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim: A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Agim Kajmaku është arrestuar ditën e sotme pas thuajse një viti në arrati. Ish-kryebashkiaku i Vorës u arrestua në një spital privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë nga diabeti. Tani ai pritet të përballet me drejtësinë pasi akzuohet për: falsifikim, shpërdorim detyre dhe kryerje të funksionit përtej mandatit. Gjykata për të ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim kajmaku agim kajmaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 07:36

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në rrjetet e tij një episod që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm lidhur me respektimin...