Aktualitet

Kërkohej në qiell e tokë! Si u kap Agim Kajmaku? Kryebashkiaku shkoi për kurim në spitalin privat, në gjendje të rëndë

7 Korrik 2020, 07:01 Nga DOSJA
Kërkohej në qiell e tokë! Si u kap Agim Kajmaku? Kryebashkiaku

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kajmaku, u ndalua teksa kishte shkuar për t’u kuruar në një spital privat në Tiranë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku i Vorës është paraqitur në spitalin privat në gjendje të rëndë dhe kanë qënë mjekët ata që kanë lajmëruar më pas Policinë, e cila bëri edhe ndalimin e tij. Për shkak të Diabetit, ai u detyrua që të shkonte në spital për t’u kuruar duke hequr dorë nga liria.

Agim Kajmaku është arrestuar ditën e sotme pas thuajse një viti në arrati. Ish-kryebashkiaku i Vorës u arrestua në një spital privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë nga diabeti. Tanimë ai pritet të përballet me drejtësinë pasi akzuohet për: falsifikim, shpërdorim detyre dhe kryerje të funksionit përtej mandatit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim kajmaku kapet agim kajmaku agim kajmaku kapet agim kajmaku

Sondazh

Poll