Aktualitet

Kishte fshehur 33 kg kanabis në “Fiat-in” e tij, arrestohet 47-vjeçari në Xibrakë, u pikas nga “Shqiponjat”

7 Korrik 2020, 07:40 Nga DOSJA
Kishte fshehur 33 kg kanabis në “Fiat-in” e tij, arrestohet

ELBASAN-Policia e Elbasanit ka sekuestruar 33 kg kanabis brenda një  mjeti tip “Fiat” në Xibrakë. Në pranga ra një 47-vjeçar me iniciale A.S. banues në Fier, i cili po transportonte lëndën narkotike.

Gjithashtu brenda mjetet, u gjetën edhe dy celularë të cilët u sekuestruan nga policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor “Xibraka”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohen rreth 33 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular. Vihet në pranga 47- vjeçari që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Xibraka”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. S., 47 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” që drejtonte ky shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg lëndë narkotike kanabis.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e elbasani sekuestrohet droge ne elbasan policia e elbasani sekuestrohet droge ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 07:36

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në rrjetet e tij një episod që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm lidhur me respektimin...