Aktualitet

Gjykata e Lartë tashmë me “kokë”, Sokol Sadushi zgjidhet kryetar i përkohshëm pas largimit të Dvoranit

7 Korrik 2020, 07:30 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë tashmë me “kokë”, Sokol Sadushi

TIRANË-  Gjykata e Lartë do të ketë si kryetar të përkohshëm, Sokol Sadushin. Ish-drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sadushi u zgjodh si zv.kryetar i Gjykatës së Lartë me kompetenca kryetari deri në zgjedhjen e pasardhësit e tij dhe plotësimit të kuorumit të institucionit të drejtësisë.

Sadushi u zgjodh me 7 vota pro për të drejtuar Gjykatën, e cila kishte mbetur pa drejtues që prej largimit të gjyqtarit Ardian Dvoranit. Ai u largua disa javë më parë, me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të njoftohet nga Këshilli për t’u caktuar në një pozicion në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Ndërkohë aktualisht Gjykata e Lartë ka tre anëtarë, Ervin Pupe, Sokol Sadushi dhe Ilir Panda.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 7.7.2020 procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që parashikojnë zgjedhjen e zëvendëskryetarit nga rradhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.

Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Z. Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë.

Pas 13 vjet përvoje profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Sadushi ka gëzuar, sipas ligjit përvojën profesionale edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili, sipas nenit 250, pika 3 e 4 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”.

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit, referuar nenit 26 pika 2 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani gjykata e lartë sokol sadushi ardian dvorani gjykata e lartë sokol sadushi

Sondazh

Poll