Aktualitet

Shkoi në spital rëndë prej diabetit, mjekët e “dorëzuan” në Polici, arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Mësohet se ai u arrestua në një spital privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë nga diabeti. Aktualisht Kajmaku ndodhet në spitalin privat, ndërkohë aty ruhet nga forca të shumta policie. Pranë tij ndodhet edhe avokati i Kajmakut, Isuf Shehu.
Featured image of article: Shkoi në spital rëndë prej diabetit, mjekët e “dorëzuan” në Polici, arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku Agim Kajmaku

TIRANË- Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai u ndalua në një spital privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë për shkak të diabetit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se personeli i spitalit njoftoi policinë dhe menjëherë u bë arrestimi i tij. Aktualisht, ai i shtruar në këtë spital, pasi po kurohet. Ndërkohë aty ruhet nga forca të shumta policie.  

Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019 dhe prej afro një viti ai ndodhej në arrati. Gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj tij rëndojnë tre akuza, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Fillimisht akuzat kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai kishte marrë vendime edhe pse KQZ kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, socialisti shkarkoi nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi të besuarin e tij. Po kështu, më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por dwnimin nuk e kishte “rrwfyer” në formularin e Dekriminalizimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e kishte ditur për dënimin në vendin fqinj.

J.V/Dosja.al

  • 11:21

    DETAJE/ Blindohet spitali privat në Tiranë ku Agim Kajmaku po merr mjekim, efektivët e policisë i qëndrojnë tek dera e dhomës

    Agim Kajmaku

    Detaje të reja kanë nga arrestimit ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Mësohet se Kajmaku është paraqitur mbërmjen e djeshme në një spital privat në Tiranë, pasi ishte në gjendje të rëndë nga diabeti. Ai është shoqëruar nga avokati i tij, Isuf Shehu.

    Sapo mbërriti në spital, Kajmakut iu dha ndihma e parë, por punonjësit lajmëruan Policinë. Menjëherë në spitalin privat mbërritën disa efektivë të Krimit Ekonomik dhe ata të komisariatit numër 1. Aktualisht, Kajmaku është i shtruar në spital dhe ruhet nga forcat e policisë.

  • 09:48

    Arrestimi i Agim Kajmakut/ Policia: Ndalimi i tij u bë në një spital privat, po merrte ndihmë mjekësore

    Agim Kajmaku

    Policia e Shtetit ka njoftuar se ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në një spital privat në Tiranë. Sipas policisë 49-vjeçari po merrte ndihmë mjekësore në këtë spital.

    Njoftimi i Policisë:

    Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim: A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

  • 9:01

    Kërkohej në qiell e tokë! Si u kap Agim Kajmaku? Kryebashkiaku shkoi për kurim në spitalin privat, në gjendjë të rëndë sakrifikoi lirinë. E “dorëzuan” mjekët

    Agim Kajmaku dhe foto ilustruese

    Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kajmaku, u ndalua teksa kishte shkuar për t’u kuruar në një spital privat në Tiranë.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku i Vorës është paraqitur në spitalin privat në gjendje të rëndë dhe kanë qënë mjekët ata që kanë lajmëruar më pas Policinë, e cila bëri edhe ndalimin e tij. Ende nuk dihet se nga çfarë vuante Kajmaku, i cili u detyrua që të shkonte në spital për t’u kuruar duke hequr dorë nga liria.

Shto Koment