Bota

Pamje të tmerrshme! Policia vret qytetarin në makinë, e godet 8 herë me armë zjarri

6 Korrik 2020, 20:39 Nga DOSJA
Pamje të tmerrshme! Policia vret qytetarin në makinë, e godet 8

SHBA- Një polic i Phoenix në Arizona, ka vrarë një qytetar brenda makinës së tij ku e ka qëlluar 8 herë me armë zjarri. Lajmi është bërë i ditur nga një video e xhiruar nga një kalimtar që tregon skenën e ngjarjes ndërsa arsyet mbeten ende të paqarta.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se deri më tani janë dy variante njëri ai i policisë dhe tjetri ai i rrjeteve sociale.  Sipas policisë të shtunën e 4 Korrikut në orën 13:00 qendra mori një kërkesë për ndihmë nga një qytetar të Maryvale.

Ejani, këtu është një tip që kërkon të më vrasë”. Patrulla mbërrin në vend dhe identifikon të dyshuarin në një makinë të parkuar përpara pallatit. Agjentët i afrohen dhe i kërkojnë dokumentat. Si përgjigje personi brenda mjetit ngre xhamin dhe vendos dorën tek pistoleta. Policët janë vetëm pak centimetra larg. Qëllojnë me shpejtësi. Dëgjohen ulërima, të shara dhe fjalë nga kalimtarë në rrugë. Më pas vjen ambulanca por nuk ka më asgjë për të bërë.”-varianti i policisë

Deri në këtë pikë policia nuk jep ende as gjeneralitetet e të vrarit. Ndërkohë në rrjet qarkullon një variant tjetër. Steven Marry personi që ka xhiruar ngjarjen thotë që është mik i viktimës që quhej James Garcia.

“Bënë gjithçka për ta vrarë. Garcia nuk kishte ardhur për asnjë qëllim, thjesht e kishte zënë gjumi në makinën e tij”, tha ai.

Rasti në fjalë  ka shkaktuar shumë polemika dhe protesta pasi kohët e fundiot ka pasur shumë raste të tilla, si ai i George Floyd dhe i qytetari meksikan të cilët u vranë në mënyrë deskriminuese nga autoritete policore, ngjarje të cilat alarmuan vendin.

Burimi:washingtonpost.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arizone james garcia arizone james garcia

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2020, 17:58

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se Covid-19 do të qëndrojë gjatë duke shtuar se v...