Politike

Kryemadhi akuza të forta Ramës: Mos je nxitës i aktakuzave të ngritura ndaj Thaçit dhe Veselit?

6 Korrik 2020, 20:01 Nga DOSJA
Kryemadhi akuza të forta Ramës: Mos je nxitës i aktakuzave

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në “Pesë pyejtet nga Babaramo”, Kryemadhi tha se Rama mund edhe të jetë nxitësi i aktakuzave të ngirtura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit. Madje, ajo shtoi më tej se sa herë që Rama shko në Kosovë, diçka ndodh.

“Sa herë që Rama shkon në Kosovë cenohet imazhi i saj dhe ajo që unë dua të them ishte që: a mos vallë Rama është nxitësi i akuzës ndaj Thaçit dhe Veselit? Kjo pastaj është për t’u parë. Po pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Çfarë interesi ka? Ndoshta për të arritur qëllimin e tij, planet e tij për të formatuar figurën e vet si lider ndërkombëtar, duke hyrë në histori për marrjen e Çmimit të Paqes për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi, sepse po të shikojmë është një sjellje shumë absurde e një Kryeministri,”– tha Kryemadhi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll