Politike

Reforma Zgjedhore, deputeti i PS: Jemi mes dy zjarreve, opozitat po bëjnë kalkulimet e tyre

6 Korrik 2020, 16:16 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, deputeti i PS: Jemi mes dy zjarreve, opozitat po

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, është shprehur se maxhornaca sot është mes dy zjarreve. I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hyseni u shpreh se dy opozitat po bëjnë kalkulimet e tyre për Reformën Zgjedhore dhe PS po mundohet që të plotësojë kërkesat e tyre. Më tej ai tha se marrëveshja është një pengesë në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Ne kemi një detyrim, që këtë marrëveshje ta heqim si një pengesë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për hatër të kësaj jemi në pozicion jo komod, jemi mes dy zjarreve jo më kot e themi. Nga njëra anë kemi opozitën jashtë parlamentare, e cila ndryshimet nuk i sheh si ndryshime parimesh, por i sheh si kalkulime elektorale.

Dhe nga ana tjetër kemi një opozitë, të prejardhur nga kjo që është opozita parlamentare, e cila ka kalkulimet e saj. Shqetësime që në fakt i ka adresuar që në krye të herës. Po të mbani mend në Komisionin e Reformës Zgjedhore, një nga pikat për diskutim ka qenë edhe kjo, çështja e diskutimit të sistemit”, u shpreh Hyseni.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alket hyseni reforma zgjedhore alket hyseni reforma zgjedhore

Sondazh

Poll