Politike

Ndarja nga jeta e mjekut Hysni Shkjau, Basha shpreh ngushëllime: Humbje e pazëvendësueshme për qytetarët e Pukës

6 Korrik 2020, 14:20 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e mjekut Hysni Shkjau, Basha shpreh ngushëllime: Humbje e

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllim për ndarjen nga jeta të mjekut Hysni Shkjau. Basha shkruan, se Shkjau është një humbje e pazëvendësieshme për miqtë e Shkjaut dhe qytetarët e Pukës, për të cilëve u shërbeu për 40 vite. Kryedemokrati ndër të tjera, e ka quajtur ditë e sotme, zi për personelin shëndetësore në vend.

Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite. E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!“, shkruan Basha.

 

Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite.
E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 6, 2020

Hysni Shkjau është mjeku i dytë pas Arjan Pushit, që humb jetën për shkak të COVID-19. Ai po luftonte prej kohësh me sëmundjen, ndërsa kishte shfaqur edhe vështirë në frymëmarrje. Gjithashtu mjeku 69-vjeçar vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hysni shkjau koronavirusi ne shqiperi lulzim basha vdes hysni shkjau viktimat e koronavirusit ne shqiperi hysni shkjau koronavirusi ne shqiperi lulzim basha vdes hysni shkjau viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll