Politike

PD ‘ndez motorrët’ për zgjedhjet e 2021-shit, në krye të fushatës ish-ministra dhe drejtorë të Berishës

6 Korrik 2020, 18:29 Nga DOSJA
PD ‘ndez motorrët’ për zgjedhjet e 2021-shit, në krye

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej javësh ka nisur fushatën për zgjedhjet e vitit 2021. Basha ka nisur takimet me fermerët, bujqit dhe tregtarët e operatorët turistik dhe po prezanton planin ekonomik.

Ndërkohë edhe në degët e PD në rrethe ka nisur riorganizimi dhe procesi zgjedhor, ku do zgjidhen emrat e rinj për deputetë dhe kryetar bashkie. Nga ana tjetër, kreu i PD ka krijuar dhe rrjetin e të deleguarve të cilët do të drejtojnë fushatën.

Në zonat kryesore në vend vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha”, të cilët kanë mbajtur poste të rëndësishme si ministra apo drejtor të përgjithshëm. Në krye të punëve janë Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” kanë pasur role kyçe.

Sigurisht që pjesë e procesit janë Ervin Salianji, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Edmond Spaho,  Bardh Spahia dhe disa të tjerë më pak të angazhuar në struktura partike, por me pozicione kyçe aktualisht në PD si Gazmend Bardhi dhe Çlirim Gjata. Por duket se Basha do të promocojë dhe emra të rinj, të cilët nuk kanë një profil të lartë publik si Ina Zhupa,  Arben Kashahu, Ilir Dervishi, Nushe Lazaj, Akil Kraja apo Fatbardha Kadiu.

GARA NË PD

Pak ditë më parë kryesia e PD miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidateve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Ndërkohë për herë të parë do të ngrihet një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa. Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha hap pd fushata e pd per zgjedhjet e 2021 lulzim basha basha hap pd fushata e pd per zgjedhjet e 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll