Politike

Adnor Shameti ‘mes dy zjarreve’ mbështet opozitën e re për hapjen e listave dhe firmos për marrëveshjen e Këshillit Po

6 Korrik 2020, 14:49 Nga DOSJA
Adnor Shameti ‘mes dy zjarreve’ mbështet opozitën e re

TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohen dy drafte për Reformën Zgjedhore. Një draft është dorëzuar nga opozita e re, e cila kërkon ndryshimin e sistemit, lista të hapura dhe prag 5%. Këtë nismë e mbështeti dhe deputeti i PS, Adnor Shameti, i cili në një reagim publik ishte dakord për hapjen e listave dhe u shpreh se nuk duhet të ishte tabu për maxhorancën. Por Shameti është dhe një nga 7 deputetët të cilët kanë firmosur projektligjin e dakordësuar në Këshillin Politik.

Drafti final i miratuar në KP, u dorëzua në Kuvend nga Damian Gjiknuri dhe është mbështetur dhe nga 6 deputetë të tjerë. Blerina Gjylameti, Klotilda Ferhati, Vasilika Hysi, Alket Hyseni, Bashkim Fino dhe Adnor Shameti, janë socialistët që kanë firmosur për depozitimin e ligjit në Kuvend.

Ajo që bën përshtypje në listën e deputetëve propozues është emri i deputetit Adnor Shameti, i cili është dakord dhe me propozimet e opozitës së re, por dhe me kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Deputeti i PS, pasi u shpreh se ishte dakord për listat e hapura, sqaroi se nuk ka mbështetur zyrarisht nismën e tyre për ndryshimet e Kushtetutës.

Tashmë në Kuvend pritet të votohen dy nisma ligjore, ajo e dakordësuar me opozitën parlamentare dhe kërkesat e opozitës së re, nisma e të cilës po diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti keshilli politik mbyll punen kuvendi shqyrton kerkesen e opozites adnor shameti keshilli politik mbyll punen kuvendi shqyrton kerkesen e opozites

Sondazh

Poll