Politike

Habit Alket Hyseni: Edhe në SHBA ka probleme me vjedhjen e votave, në Japoni u arrestua një ish-ministër

6 Korrik 2020, 19:45 Nga DOSJA
Habit Alket Hyseni: Edhe në SHBA ka probleme me vjedhjen e votave, në

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për vjedhjen e votave. Në një intervistë për “Top Talk”, Hyseni tha se probleme me vjedhjen e votave ka në të gjithë botën. Madje ai përmendi edhe rastin që një ministër në Japoni është vënë në pranga.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, duke mos mohuar asgjë, Alket Hyseni tha se edhe dy vendet më demokrate në botë kanë probleme me vjedhjen e votave, dhe se është diçka që ekziston.

“Zgjedhje perfekte nuk ka në asnjë vend demokratik. Madje, para pak ditësh u njohëm edhe me një lajm. Ish-Ministri në japoni, ish-Ministri i Drejtësisë në Japoni është dënuar për blerjen e votave. Edhe në SHBA ka probleme me zgjedhjet. Ajo është ikona e të gjithë botës, por prapë ka probleme me votat, me zgjedhjet,”– tha Hyseni ndër të tjera.

Momenti pas minutës 09:00

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alket hyseni alket hyseni

Sondazh

Poll