Politike

Do kandidojë si deputet, Xhelal Mziu heq dorë nga drejtimi i PD në Kamëz

6 Korrik 2020, 16:22 Nga DOSJA
Do kandidojë si deputet, Xhelal Mziu heq dorë nga drejtimi i PD

KAMËZ– Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet.

Dosja.al mëson se Mziu e ka marrë këtë vendim për të hequr dorë nga drejtimi i selisë blu në Kamëz, pasi ky ishte një nga kriteret që vendosi Partia Demokratike, për të gjithë ata që do të zgjidhnin të kandidonin si deputet.

Tashmë, emri i Mziut do të futet në lista dhe sipas nismës së kryedemokratit Lulzim Basha, të gjithë kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do të zgjidhen nga anëtarësia, në bazë të parimit një anëtar, një votë.

Përsa i përket drejtimit të degës së PD-së në Kamës, zëvendësuesi i Mziut do të zgjidhet me anë të një gare të re.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe Fier, Luan Baçi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike xhelal mziu xhelal mziu heq dore nga pd ne kamez xhelal mziu kandidon per deputet xhelal mziu xhelal mziu heq dore nga pd ne kamez xhelal mziu kandidon per deputet

Sondazh

Poll