Politike

Pedagoget e Drejtësisë nuk përfillin thirrjen e Kuvendit, vetëm një prej tyre jep mendime për ndryshimet kushtetuese që k

6 Korrik 2020, 13:31 Nga DOSJA
Pedagoget e Drejtësisë nuk përfillin thirrjen e Kuvendit,

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë javën e kaluar kishte shpallur thirrjen për të gjithë profesorët e drejtësisë që të jepnin mendimin e tyre për ndryshime kushtetusde që kërkon opozita. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat, dha mendim vetëm një pedagoge.

Të ftuar ishin 212 pedagog, por vetëm Ardita Buna ishte e pranishme në mbledhjen online dhe dha mendimin e saj. Mbledhja u drejtua nga deputetja Vasilika Hysi, e cila u shpreh se njfotimi u ishte nisur të gjithëve dhe nuk e kuptonte këtë përgjigje negative nga profesorët.

Njoftimin jua kemi nisur personalisht dhe dekanëve, edhe pedagogëve të universiteteve”, tha Hysi. Ndërkohë nga ana tjetër Murrizi e quajti neglizhencë dhe mos përfillje. “Ishte një mos përfillje ndaj Kuvendit, apo ndaj opozitës parlamentare? Kjo s’mund të thuhet me saktësi. Ne si propozues nuk jemi nga ata që në 30 vjet kanë përfituar nga pushteti. Nuk ka të bëjë me asnjë nga 28 ne firmëtarët, nëse do jemi ose jo më në parlament. Desha ta zhvesh veten nga konflikti i interesi”, u shpreh Murrizi.

Pedagogia Buna e pranishme në mbledhje tha se do ishte idelae që ndryshimet të miratoheshin ideale me 140 vota në parlament, të ketë konsensus të gjithëpranuara. “5% përjashton çdo brez të ri që mund të krijojë parti të re. Edhe 3.5 % ishte mirë”, u shpreh ajo.

Në fund të mbledhjes Hysi njoftoi deputetët se dhe një pedagoge tjetër kishte kërkuar që të jepte mendim, por nuk mundur të futej dot në linjë për shkak të problemeve me internetin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e re kerkon lista te hapura kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e re kerkon lista te hapura

Sondazh

Poll