Aktualitet

Skënder Brataj reagim të fortë kundër atyre që nuk besojnë COVID-19: Çudia je ti, zbato rregullat dhe ruani veten

6 Korrik 2020, 17:25 Nga DOSJA
Skënder Brataj reagim të fortë kundër atyre që nuk

TIRANË- Mjeku Skënder Brataj ka reaguar sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një reagim në mediat sociale, Brataj me tone të ashpra ka reaguar kundër atyre që nuk besojnë se COVID-19 ekziston.

Kreu i Urgjencës Kombëtare shkruan se “gjithologët” nuk nuk të flasin për gjithçka dhe të mos bësojnë tek teoritë konspirative. Më tej ai shton se çudia është ai që nuk vendos maskë, që nuk shikon të sëmurët ku janë dhe nuk bëson se ka viktima. “Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu! Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla: Mbaj maskën në ambientet e mbyllura. Mbaj distancën 1.5 metër. Zbato rregullat e higjienës. Mos lejo të tjerët t’i shkelin këto rregulla. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik! Ju lutem”, përfundon Brataj.

REAGIMI I PLOTË

Sa herë dëgjojmë që çudia më e madhe zgjat tre ditë! Çudi! Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin! Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marrë shumë njerëz në vorbullën e tij. Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrë që fshihen në profile false! Çudia je ti! Ti që shan në çdo koment. Ti që edukatë nuk ke. Ti që familjen tënde nuk respekton. Ti që fëmijët e tu nuk i edukon. Ti që nuk beson. Ti që përfiton. Ti që i di te gjitha. Ti që nuk do të mbash maskë. Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë! Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi! Ti që do pushtet. Ti që do fitim. Ti që do liri pa kufizim. Ti që mendon se paguan taksat i vetëm. Ti që proteston. Ti që mendon se çipin do të venë. Ti që virusin shpërndan

Ti që Covid shkakton. Ti që je fshehur pas një profili FALLCO! Ju lutem mos shkaktoni më konfuzion!! Koronavirusi ekziston. Koronavirusi infekton. Koronavirusi sëmur. Koronavirusi mer jetë. Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja. Ju lutem. Na lini të shpëtojmë jetë njerëzish. Na jepni kohë të mposhtim virusin. Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët. Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!! Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme: Doni një titull, studioni dhe merrni një diplomë. Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën. Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirëfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.

Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1. Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfarë të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon! Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni! Por mos mendoni se jeni të pa prekshëm, karakterin tuaj do të marin fëmijët tuaj, frustacionet tuaja do ti bëjnë pasuri të tyre për gjithë jetën, ky do të jetë investimi i jetës juaj, ky do të jetë shpërblimi i jetës suaj! Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI! Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu! Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla: Mbaj maskën në ambientet e mbyllura. Mbaj distancën 1.5 metër. Zbato rregullat e higjienës. Mos lejo të tjerët t’i shkelin këto rregulla. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik! Ju lutem.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 skender brataj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 skender brataj

Sondazh

Poll