Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin: Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci

6 Korrik 2020, 16:48 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi vendimin: Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin përfundimtar për shkarkimin e gjyqtarin, Pashk Gjaçi. Në vendimin e marrë sot nga Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Razarta Schuetz, bëhet me dije se është lënë në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci, kundër vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, bëhet me dije në njoftim.

Gjaci është shkarkuar nga detyra që në mars të vitit 2019, pasi komisionerët e KPK-së i kanë gjetur probleme të shumta. Në vendimin e asaj kohë thuhej se janë konstatuar pamjaftueshmëri të deklarimeve dhe deklarim i rremë për një vilë tre katëshe që zotërohet nga ish-Kryetari i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Përmet, Pashk Gjaci, si edhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tjera.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kreu i gjykates permet pashk gjaçi vettingu i gjyqtareve kreu i gjykates permet pashk gjaçi vettingu i gjyqtareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 15:19

TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të ...