Aktualitet

EMRAT/ Futën sende të ndaluara në qeli dhe favorizuan disa të dënuar, pezullohen pesë punonjës në burgun e Rrrogozhinës

6 Korrik 2020, 16:15 Nga DOSJA
EMRAT/ Futën sende të ndaluara në qeli dhe favorizuan disa

RROGOZHINË– Gjykata e Kavajës ka pezulluar nga detyra 5 punonjës të burgjeve, mes tyre ish-drejtorin dhe shefin e policisë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se vendimi është marrë ditën e sotme, pasi disa muaj, pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Kavajë, është zbuluar skema e të pëezulluarve.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ish-shefi i policise në IEVP Rrogozhinë, Petrit Skenderi, Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine, Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance, Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm dhe Albert Doci me detyrë efektiv, fusnin sende të ndaluara në burgun e Rrogozhinës, duke favorizuar disa të dënuar dhe duke cënuar sigurinë e këtij institucioni.

Emrat dhe funksionet që kishin aktualisht të pezulluarit:

-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

-Petrit Skenderi , me detyrë ish-shefi policise ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,

-Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rogozhinë

-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë

-Albert Doci me detyrë efektiv.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert doci aleksander rreza ilir zhupani petrit skenderi rezart vogli albert doci aleksander rreza ilir zhupani petrit skenderi rezart vogli

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 15:19

TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të ...