Aktualitet

Nuk gjen qetësi Bashkia e Durrësit, një tjetër drejtues i rendësishëm jep dorëheqjen

6 Korrik 2020, 15:26 Nga DOSJA
Nuk gjen qetësi Bashkia e Durrësit, një tjetër drejtues i

DURRËS– Një tjetër drejtor brenda Bashkisë së Durrësit është dorëhequr. Burime brenda institucionit lokal bëjnë me dije se së fundmi ka dhënë dorëheqjën Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, i emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë.

Bëhet fjalë për Patriot Beqaraj. Ky i fundit, e mori detyrën në muajin shkurt, ndërkohë që dy ditë më parë mësohet se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Posti i drejtorit të Burimeve Njerëzore në bashkinë e Durrësit ka kaluar nëpër shumë duar që nga shtatori i 2019-ës. 

Pas 12 vitesh në këtë post, drejtoresha historike Drita Zeneli, dha dorëheqjen në shtator të vitit 2019. Pas saj, në krye të Burimeve Njerëzore u komandua Ersenta Ferra. Në muajin nëntor, pas konkursit të zhvilluar, kandidatja fituese u shpall Irena Shkarpa. Shkarpa qëndroi vetëm pak javë në detyrë, pasi dha dorëheqjen menjëherë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakes Valbona Sako.

Bashkia shpalli sërish konkurs dhe fitues u shpall Patriot Beqaraj, që ka mbajtur për ca kohë postin e Drejtorit Rajonal të Kulturës Kombëtare Durrës. Pas rreth 4 muajsh në post, Beqaraj dha dorëheqjen dhe deri në shpalljen e fituesit të konkursit në këtë post, nuk dihet ende se kush do të komandohet në krye të kësaj drejtorie.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit patriot beqaraj bashkia e durresit patriot beqaraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 15:19

TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të ...