Aktualitet

Mbyllet Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, një person në stafin mjekësor del i infektuar

6 Korrik 2020, 16:07 Nga DOSJA
Mbyllet Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në

BULQIZË– Një tjetër person, pjesë e personelit mjekësor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë ka rezuktuar i infektuar me Covid-19. Dosja.al mëson se pas këtij rasti me koronavirus është mbyllur Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë.

Ndërkohë, bëhet me dije se i gjithë ambienti i Njësisë Vendore është dezinfektuar, ndërsa i gjithë stafi i është nënshtruar testit. Nesër, me daljen e rezultateve, pritet që të shihet nëse janë edhe anëtarë të tjerë të stafit të infektuar apo jo.

Ndërkohë në Dubër, zyrtarisht janë konfirmuar 10 persona të infektuar me koronavirus.

Sakaq ditën e sotme janë humbur jetën edhe 2 të moshuar të tjerë dhe janë konfirmuar 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 16 qytete të tjera. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1702.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize koronavirusi ne shqiperi mbyllet njësia vendore e kujdesit shëndetësor në bulqizë bulqize koronavirusi ne shqiperi mbyllet njësia vendore e kujdesit shëndetësor në bulqizë

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 15:19

TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të ...