Aktualitet

Presidenti i DHAT, Mark Crawford: Qeveria ka shfrytëzuar pandeminë për të bërë gjëra duke shmangur transparencën

6 Korrik 2020, 15:50 Nga DOSJA
Presidenti i DHAT, Mark Crawford: Qeveria ka shfrytëzuar pandeminë

TIRANË- Në një lidhje me Skype në RTV Ora, presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford tha se nuk beson se do të ketë një mbyllje të dytë. Sipas tij, qeveria e ka shfrytëzuar pandeminë për të bërë gjëra që nuk i bënte kur kishte transparencë.

Ai shtoi se investitorët e shohin se si qeveria i trajton qytetarët e saj me veprime që nuk janë të rekomandueshme.

Mark Crawford: Ekonomia do të ringjallet edhe sikur të vdesë, por jetët e njerëzve jo. Kam parë dhe besoj se nuk do të ketë një mbyllje të dytë. Do të ketë një ngritje të të infektuarve dhe testimeve, por shpresoj që të mos ketë një mbyllje të dytë, se do të jetë një katastrofë. 

Qeveria e ka shfrytëzuar krizën për të bërë ato gjëra që nuk i bënte dot kur kishte transparencë. Kjo është diskutuar edhen rastin e Teatrit Kombëtar e me disa gjërat e tjera. Investitorët e shikon se si qeveria i trajton qytetarët e tyre, apo ku shkon në mes të natës dhe bëjnë veprime që nuk janë mbase të rekomanduara. 

Me amnistinë fiskale, nëse vjen nga qytetarët, mund të shfrytëzohet ajo që quhet si obligacionet patriotike që janë të fokusuar të shkollat e spitalet, dhe ndoshta qeveria mund të investojë në ndonjë arsye të tjerët për të ndihmuar njerëz. Amnistia mund të bëhet edhe me një interes zero për në afat të gjatë dhe ka një taksë që është llogaritur brenda kësaj. 

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhoma amerikane e tregtise mark crawford masat kunder covid 19 dhoma amerikane e tregtise mark crawford masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 15:19

TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të ...