Aktualitet

Po loznin me shkrepëse, dy vajzat e vogla i vënë zjarrin apartamentit në Korçë, s’ka të lënduar

6 Korrik 2020, 16:50 Nga DOSJA
Po loznin me shkrepëse, dy vajzat e vogla i vënë zjarrin

KORÇË– Një apartament që ndodhet në katin e tretë të një pallati në Korçë ka marrë flakë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në pallatin në lagjen nr.16.

Dy vajzat e familjes që jetonte në apartamentin ku ka rënë zjarri po loznin me shkrepëse. Për shkak të pakujdesisë së tyre, flakët janë përhapur dhe e gjithë shtëpia është përfshirë nga zjarri.

Nga ngjarja, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht, anëtarët e familjes që ndodheshin brenda kanë dalë në kohë, duke mos qenë prezentë në momentin që ka shpërthyer edhe bombola e gazit.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin en gjarjes për të shuar flakët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce zjarr ne nje apartament ne korce korce zjarr ne nje apartament ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 15:19

TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të ...