Aktualitet

6 Korrik 2020, 15:19 Nga DOSJA

TIRANË– Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë thirrje të gjitha agjencive të turizmit që të rrisin çmimet e paketës turistike, për të udhëtuar drejt vendeve si Lumi i Shalës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhamani shkruan se nga 25 mijë lekë, çmimi duhet të bëhet 50 mijë lekë në mënyrë që ata që do të udhëtojnë drejt vendive turistike, të jenë njerëz që e vlerësojnë vërtet atë vend, dhe jo të hedhin gjithçka që hanë, ferrave.

Sipas ekspertes, është turp që një vend si Shala ta shesësh për dy ‘aspra’ (monedhë e vjetër, shumë e lirë), dhe ta mbushësh me budallaçka që duan të nxjerrin shalët.

Reagimi i plotë

Thirrje miqësore agjencive shqiptare: Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë të vjetra se e shqyet! Është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët! Bëjeni 50 mijë lekë transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra! Të shkojnë ata pak që e vlerësojnë! Dhe po s’erdhën turistë, kurrë mos ardhshin! Leruani ta eksplorojnë grupet e natyrëdashësve se ata dinë edhe ta mbrojnë. Se e bëtë si tregun e Gabit!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flora xhamani baba lumi i shalës flora xhamani baba lumi i shalës

Sondazh

Poll