Aktualitet

Dy mami pozitive me COVID-19, mbyllet pavioni i aborteve në Elbasan, të infektuarat sillen tek Infektivi në Tiranë

6 Korrik 2020, 14:43 Nga DOSJA
Dy mami pozitive me COVID-19, mbyllet pavioni i aborteve në Elbasan,

ELBASAN– Dy mami në spitalin e Elbasanit kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Nga 8 rastet e konfirmuar ditën e sotme, mësohet se dy mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe pas konfimimit të infektimit të tyre, shërbimi është mbyllir në spital.

Mësohet se mamitë e infektuara me COVID-19 janë nisur drejt spitalit Infektiv, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.

Sakaq ditën e sotme janë humbur jetën edhe 2 të moshuar të tjerë dhe janë konfirmuar 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 16 qytete të tjera. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 87 pacientë, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1702.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi elbasan koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll