Aktualitet

Panorama te Infektivi/ Me qese me ndërresa, ujë dhe ushqime, të afërmit e pacientëve qëndrojnë jashtë kangjellave rrethu

6 Korrik 2020, 13:54 Nga DOSJA
Panorama te Infektivi/ Me qese me ndërresa, ujë dhe ushqime, të

TIRANW-Shqipëria po kalon një periudhë delikate për shkak të pandemisë COVID-19. Më e vështirë situata duket se është për ata persona, të cilët kanë të afërmit e tyre të prekur nga koronavirusi dhe janë të shtruar në spitalin Infektiv.

Përtej merakut dhe shqetësimit për shëndetin e të afërmve të tyre, ata duhet të mendojnë edhe për të ushqyerin, apo nevoja të tjera personale. LSA ka siguruar foto të qytetarëve, të cilët presin jashtë rrethimit tek spitali infektiv me qese në duar. Ata kanë sjellë ujë, ushqime dhe sende të nevojshme për të afërmit e tyre.

Gajtë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 71 raste të reja me COVID-19. Po ashtu janë regjistruar edhe tre viktima të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 79. Mes viktimave ishte edhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 11:48

PUKË- Gazetari Armir Mehaj e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e mjekut Hysni Shkjau. Gazetari shkruan se mjeku do t’i mungojë jo vetëm profesionalish...