Aktualitet

Projekti Milot-Fier, gazetari Tomorri: Gara u shpall për propagandë në televizor, qeveria ende s’ka publikuar asnjë dokume

6 Korrik 2020, 13:16 Nga DOSJA
Projekti Milot-Fier, gazetari Tomorri: Gara u shpall për propagandë

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook ka reaguar me projektin e qeverisë për rrugën Milot-Fier. Tomorri shkruan se qeveria nuk është serioze me këtë projekt, pasi ka deklaruae se do të publikohen dokumentat për kompanitë që do të marrin pjesë në garë për ndërtimin e rrugës, por ku ka kaluar një javë nga deklaratë s’ka asnjë dokument.

Gazetari shkruan se gara u shpall vetëm për propagandë në televizor, pasi gara e vërtetë nuk është shpallur akoma.

“Serioziteti i qeverise. Te henen kryeministri dhe ministrja e Infrastruktures dolen para mediave dhe lajmeruan shpalljen e gares per koncesionin e rruges Milot Fier. Ne fakt gara u shpall vetem per propagande ne televizor se realisht nuk eshte shpallur akoma. Dy dite me pas, te merkuren, kur gara ende nuk ishte hapur, ministrja e Infrastruktures tha se neser (dmth te enjten) ne oren 12 e gjysme do te publikohen dokumentat ne faqen e Agjencise se Prokurimeve.

Iku ora 12 e gjysme. Iku e enjtja, iku dhe e premtja, por gare nuk u hap. Kjo eshte qeveri serioze. Ceshtja eshte shume e thjeshte. Ketyre ja u kane sjelle dokumentat gati dhe stafi i ministrise, ekspertet qe duhet te vene firmen, nuk i kane lexuar akoma. Behet fjale per nje projekt 1.2 miliarde euro. Gara per Milot-Fier eshte hapur vetem ne ne tv, per shoë. Se gare nuk ka akoma, sa te lexojne letrat qe u kane sjelle. ?️?️?️?, shkruan Tomorri.

Më 1 korrik, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, çelën garën për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kostoja e rrugës pritet të jetë afro 1.2 miliardë euro, ndërsa qytetarët që do e përdorin atë do të paguajnë një tarifë prej 1 mijë lekë të reja, tek Privati që do e ndërtojë dhe mirëmbajë rrugën. Sapo u prezantua, ky projekt u quajt një vjedhje nga PD, ku kryetari Lulzim Basha, tha se ky është një “projekt imagjinar” i një qeverie në ikje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet celet gara per aksin milot-fier klodian tomorri celet gara per aksin milot-fier klodian tomorri

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 11:48

PUKË- Gazetari Armir Mehaj e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e mjekut Hysni Shkjau. Gazetari shkruan se mjeku do t’i mungojë jo vetëm profesionalish...