Aktualitet

Eksperti Erion Dasho thirrje qytetarëve: Personat mbi 65 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike të mos përdorin transporti

6 Korrik 2020, 14:31 Nga DOSJA
Eksperti Erion Dasho thirrje qytetarëve: Personat mbi 65 vjeç dhe

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, shkruan sot se askush që është mbi moshën 65 vjeç nuk duhet të lejohet që të përdorë transportin urban gjatë periudhës së pandemisë. Në një postim në mediat sociale, Dasho shkruan se dhe ata që janë të prekur nga sëmundje kronike të shmangin shërbimin e transportit publik.

“REKOMANDIM URGJENT!!! Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave. MBRONI VETEN!!!”, shkruan Dasho.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë edhe 3 persona të tjerë për shkak të COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 79. Në mesin e viktimave ishte edhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau. Po ashtu janë shënuar edhe 71 raste të reja. Në spitalin Infektiv, aktualisht ndodhen 87 pacientë, 9 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho hapet transporti publik koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 erion dasho hapet transporti publik koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 11:48

PUKË- Gazetari Armir Mehaj e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e mjekut Hysni Shkjau. Gazetari shkruan se mjeku do t’i mungojë jo vetëm profesionalish...