Aktualitet

Lëvizja jashtë kufijve, policia jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, ja vendet ku mund të udhëtohet lirisht

6 Korrik 2020, 13:07 Nga DOSJA
Lëvizja jashtë kufijve, policia jep njoftimin e

TIRANË- Policia ka njoftuar qytetarët në lidhje me kufizimet e lëvizjes me vendet kufitare edhe më gjerë. Sipas njoftimit, me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, lëvizja e personave dhe mjeteve është e lirë. Ndërkohë qyetarët që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të kenë rezultuar negative në testin ndaj COVID-19, 48 orë përpara.

Me Greqinë lejohet kalimi për ata persona që disponojnë leje qëndrimi. Me zonën Schengen, lëvizja nuk lejohet akoma, kurse drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë.

Njoftimi i Policisë

INFORMACION MBI LËVIZJEN JASHTË VENDIT – 6 KORRIK 2020
Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:
• me Kosovën ?? lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Malin e Zi ?? mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
• me Maqedoninë e Veriut ?? lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Greqinë ?? lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
• me vendet e tjera të zonës Schengen ?? nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë ?? kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizja me vendet kufitare policia e shtetit levizja me vendet kufitare policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 11:48

PUKË- Gazetari Armir Mehaj e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e mjekut Hysni Shkjau. Gazetari shkruan se mjeku do t’i mungojë jo vetëm profesionalish...