Aktualitet

Vetëflijimi i nënës dhe bijës, Kisha Ungjillore: Të gjitha fetë besojnë në ringjallje! Nëse janë pjesë e jona, kemi d

6 Korrik 2020, 12:16 Nga DOSJA
Vetëflijimi i nënës dhe bijës, Kisha Ungjillore: Të

TIRANË– Kisha Ungjillore ka reaguar pas aktit të vetëflijimit të nënë e bijë në banesën e tyre në Kombinat. Në një deklaratë për mediat, presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi është shprehur se nëse vajzat dhe nëna e tyre kanë qënë vërtetë pjesë e Kishës së tyre, atëherë ata kanë dështuar në misionin e tyre.

Sipas Doçit, çdo fe beson te ringjallja, por e dënojnë vetëvrasjen ndaj shtoi se besimi i tij nxit sfidimin në tokë dhe përballjen me problemet duke kërkuar edhe ndihmën e Zotit. 

“Ne si përfaqësues u informuam për familjen Josifi dhe për tragjedinë e tyre. Me këtë rast ne duam të ngushëllojmë të afërmit për humbjen e pakuptim të jetëve në izolim dhe shërim të plotë të vajzës së mbijetuar. U tha në fillim se ishin dëshmitarë të Jehovait. Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjall dhe vetë ideja e ringjalljes. Por inkurajojnë përballjen me çdo sfidë dhe jo vetëvrasjen. Nuk i njoh të gjithë njerëzit që vijnë në Kishë. Kjo që ata kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një Ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vetë, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, kjo është dështim, ne inkurajojmë që të shkohet përtej sakrificave. Në Bibël nuk glorifikohet vetëvrasja,”- tha Doçi.

Pas tij një fjalë të shkurtër për mediat ka dhënë edhe sekretari i Përgjithshëm i Vllazërisë  Ungjillore, Ergest Biti, i cili ka pranuar se familja Josifi ka qënë pjesë e komunitetit të tyre 15 vite më parë kur jetonin në Përmet. Më tej ai ka shtuar se kur kishin mbërritur në Tiranë, nëna dhe vajzat ishin vetëm vizitore dhe jo më anëtare. 

“Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesh në Përmet, në Tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj Kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje,”- u shpreh Biti.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kisha ungjillore vdes nene e bije ne tirane kisha ungjillore vdes nene e bije ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2020, 11:48

PUKË- Gazetari Armir Mehaj e ka quajtur një humbje të madhe vdekjen e mjekut Hysni Shkjau. Gazetari shkruan se mjeku do t’i mungojë jo vetëm profesionalish...